Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike

Pse Beteja për pushtet në Shqipëri po bëhet jashtë?

E jona nuk është betjë për pushtet, përsëriti Lulzim Basha në një intervistë për gazeten italiane "Il fatto quotidiano". Ne nuk duam që Shqipëria të jetë parajsë e trafikut të drogës dhe pastrimit të parave. Flet për gazin lotsjëlles që përdori policia me qëllim për të dëmtuar qytetarët, dhe për aleancën me LSI. Të gjithë janë të ftuar në frontin opozitar, çdo formacion politik që ka si qëllim të çlirojë vendin, komenton. "Duam që politikanët e lidhur me krimin dhe narkotrafikun, si dhe ata që janë përfshirë në shitblerjen e votave, të vendosen përpara drejtësisë. Dhe kjo, sigurisht, që nuk mund të ndodhë sa kohë në krye të qeverisë të jetë Edi Rama, mbrojtësi dhe garanti kryesor i kësaj gjendjeje. Prandaj, kërkojmë dorëheqjen e tij", tha Basha.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet