'Pse u shemb natën Teatri?'/ Veliaj: Nuk mund të mbetemi peng i një grushti politik

Ndërsa ka prezantuar detajet se si do ndërtohet teatri i i kombëtar, pas shembjes së tij një ditë më parë, kryebashkiaku Veliaj shpjegoi dhe vendimin për ta shembur atë natën.

Veliaj theksoi se ky moment u zgjodh pasi politika u përfshi në këtë debat dhe përzgjedhja e kohës së prishjes ishte një tentativë për të plotësuar dëshirën e shumicës duke minimizuar risqet ndaj pakicës.

“Konflikti mbi Teatrin eskaloi kur u përfshi politika. Ne gjykuam që do të ishte e rrezikshme për artistët, nëse do të prishej në çdo moment tjetër të ditës. Unë kam përjetuar 21 janarin, kur Saliu të vriste ditën. Për të respektuar vendimin e shumicës, zgjodhëm momentin kur mund të respektohej me riskun më të vogël. Kjo është arsyeja që ndërhymë në atë orë dhe më vjen mirë që nuk patëm të lënduar”, u shpreh ai.

“Këto mallkime, sharje dhe linçime të këtij niveli kaq banal, konfirmojnë atë që unë e kam ditur prej kohësh, që këta nuk janë material teatri, njerëz që përfshihen në këtë gjuhë të rrugaçtë dhe në këtë fjalor të ndyrë, qartazi nuk kanë shkelur kurrë në teatër. Më kujton javën e fundit, ku grupet e militantëve që kishin radhën e tyre tek ngrehina e teatrit të vjetër më pyesnin kur dilja nga bashkia, lali Eri ku bie teatri se kemi radhën. Kështu që, e kuptoj këtë, e kuptoj politizimin dhe hienat politike që mundohen të luajnë me sentimente të njerëzve që sigurisht janë tronditur nga ajo që ndodhi. Ishte një vendim i vështirë, për të cilin do të doja të flisja dhe kam listuar disa pyetje, por megjithatë një vendim i drejtë”, tha ai.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet