Qeveria Berisha dhe Rama po mbajnë të njëjtin qëndrim për banorët e Astirit

“Kishte të drejtë qeveria Berisha kur me VKM, shpalli se nuk mund të ketë legalizime të ndërtesave që pengojnë veprat publike, pasi të njëjtën gjë thotë dhe qeveria Rama”, tha Ruçi, i pranishëm në takimin e Libofshës për reformën e pronës. Ai ripërsëriti thirrjen për maturi dhe theksoi se unaza e madhe do të bëhet se është vepër kombëtare. Ruçi vuri në dukje se e kishte ndjekur me shqetësim demonstrimin te sheshi “Shqiponja” siç tha ai ” të disa qytetarëve që lidhet me shpronësimet apo me mos legalizimet për arsye të një vepre madhore kombëtare”. Ruçi tha se banorët e unazës së re po paguajnë gabimet e politikës. “E ndjej fortë se çdo të thotë të prishet shtëpia me apo pa leje, se mbi të gjitha jam një si ata. Por sot ju thosha një gjë, gabimin që bëj e vuaj vetë apo fëmijët, kurse gabimet që bënë politika dhe politikanët në vite e paguan gjithë shoqëria dhe ata sot po paguajnë gabimet e politikës, të djeshme të cilët ndryshe flasin kur janë në pushtet, ndryshe flasin kur janë në opozitë”, tha ai.Ruçi e konsideroi VKM e qeverisë Berisha për mos legalizimin në zona ku ndërtohen vepra publike si të drejtë dhe në përputhje me ligjin.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet