Petrit Vasili, LSI

Qeveria i ndërpret fondet Akademisë së Shkencave, LSI: Rama urren shkencën

Ka reaguar Lëvizja socialiste per integrim pas vendimit të qeverisë për të ndërprerë fondet Akademisë së shkencave. Deputeti i LSIsë Luan Rama publikoi një dokument, sipas tij i programit politik të socialistëve, ku parashikohej se Akademia ishte në varësi të Intitutit të kërkimeve shkencore dhe Ministrisë së arsimit. "Është parashikuar para zgjedhjeve të 25 Qershorit zhdukja e Akademisë së shkencave", tha Rama. Nga ana tjetër Kreu i grupit parlamentar të LSIsë Petrit Vasili e quajti kryeministrin "një njeri që e urren shkencën".

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet