Qeveri teknike: demokratët nuk luajnë nga kërkesa

Protesta e opozitës ka arritur në ditën e saj të 46të. Kreu Lulzim Basha, fton LSInë të bëhet mburojë e kërkesës së saj për qeveri teknike. Basha mirëpriti dje qëndrimin e Metës, dhe iu drejtua Ramës me kërkesën e tij për ti hapur rrugë krijimit të një qeverie teknike, e cila do të krijojë kushtet e përshtatshme për zhvillimin e zgjedhjeve dhe të nisë zbatimin e ligjit për Dekriminalizimin dhe Reformën në drejtësi, sigurisht përmes një dialogu politik. Kreu i PDsë e quajti sinjal politiv, qëndrimin e Metës, dhe ftoi aleatët të mos tërhiqen deri në plotësimin e kërkesës për qeveri teknike. Ambasadorja e Bashkimit europian në Tiranë Romana Vlahutin dje pati një takim me deputeten e PDsë Jozefina Topalli, në një restorant, ku u fol bi të gjitha për zgjidhjen e krizës politike në vend.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet