Qeveria tërheq projektligjin për kriminalizmin e shpifjes

Duke qenë se formulimi i projektligjit linte mesa duket hapësirë për të keqinterpretuar dhe përfshirë edhe median në objektin e vet, projektligji është tërhequr për t’u riformuluar në

TIRANË - Duke reaguar ndaj pretendime të Partisë Demokratike se projektligji i ri për kriminalizimin e shpifjes, synon të godasë median e lirë si dhe opinionin e çdo qytetari ndaj mazhorancës, duke i ndjekur penalisht këta të fundit, Qeveria në portalin “transparenca.al”, saktëson se, “në të kundërt nga ajo çfarë pretendon Partia Demokratike, ashtu edhe siç Kryeministri ka pohuar, është kërkuar vetëm kriminalizimi me ligj i shpifjes për shkak të detyrës, për çdo rast kur akuzat e bëra nga një përfaqësues i zgjedhur i popullit ose i një partie politike parlamentare janë akuza penalisht shqetësuese për opinionin publik”.

Duke qenë se formulimi i projektligjit linte mesa duket hapësirë për të keqinterpretuar dhe përfshirë edhe median në objektin e vet, projektligji është tërhequr për t’u riformuluar në mënyrë që të mos krijohet asnjë lloj paqartësie. Ndryshe nga si mund të jetë keqinterpretuar, projektligji nuk synonte mbrojtjen e përfaqësuesve të zgjedhur të popullit apo të partive politike parlamentare nga shpifja, por përkundrazi, vendosjen e këtyre të fundit përpara përgjegjësisë ligjore për të provuar me fakte çdo akuzë të ngritur, shkruhet në portal.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet