Qeveritë shqiptaro-maqedone takohen në Pogradec

Në vjeshtën e këtij viti pritet të mbahet mbedhja e dy qeverive në Pogradec, ku do të diskutohen projektet kryesore mes të dyja vendeve dhe rajonit në përgjithësi. “Në vijim të takimit të Triestes ne sot ramë dakord për të zhvilluar mbledhjen e përbashkët të dy qeverive tona vjeshtën e këtij viti në Pogradec. Ky do të jetë një zhvillim i ri në marrëdhënien ndërmjet dy vendeve tona dhe do të krijohet mundësia që përmes këtij mekanizmi të prioritizojmë sektorët e bashkëpunimit për të lehtësuar në këtë mënyrë realizimin e projekteve strategjike që do të sigurojnë financimin përmes kombeve europiane dhe ndërkombëtare”, deklaroi ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati. Shqipëria dhe Maqedonia kanë të gjithë potencialin për të krijuar një aks të ri zhvillimor në rajon, duke modernizuar infrastrukturën, e cila, vuri në dukje Bushati, vitet e fundit nuk ka qënë në qendër të vëmendjes europaine përsa i përket boshteve dhe korridoreve kryesore. Ministri i jashtëm maqedonas, Nikola Dimitrov tha se gjatë takimit u zhvilluan biseda konstruktive. “Jemi marrë vesh të bëjmë më tepër sesa deklarata politike dhe duam të kalojmë në projekte konkrete”, deklaroi ministri maqedonas, Dimitrov. Ministrat kanë rënë dakord të punojnë për qëndrueshmërinë strategjike në Ballkan, bashkëpunim ekonomik e tregtar, duke qenë se sot për sot, bashkëpunimi tregtar dhe ekonomik mes dy vendeve është larg potencialeve.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet