Çertifikatat e lindjes jo më nëpër sportele, skema e re e Qeverisë

Do të eliminohen radhët e gjatë, burokracitë e panumërta dhe korrupsioni në zyrat e gjendjes civile. Kryeministri Edi Rama tha se Qeveria e tij ka një plan për minimizimin e kontakteve mes qytetarëve dhe zyrave të shtetit. Shqipëria prodhon 4.5 milionë çertifikata lindjeje në vit, Italia 1 milionë, tha Rama gjatë një komunikimi mes qytetarët dje në Facebook. "Me çertifikatën do të nisë eliminimi i dhjetëra miliona udhëtime, radha e kontakteve me sportelet e zyrave", tha Rama që premton se kjo do të jetë një ndër gjerat e para që do të bëjë, menjëherë pas fillimit të punës së qeverisë se re.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet