Ralf Gjoni sulmon Gjiknurin: emri yt është nën hetim, jep dorëheqjen!

Ashtu siç e kishte kërkuar dhe herë të tjera deputeti Ralf Gjoni deklaroi se zgjedhjet mund të bëhen vetëm më sistemin e ri zgjedhor. Ai akuzoi opozitën jo parlamentare se me bojkotin e Lokaleve i dorëzuan të gjitha insitucionet Edi Ramës, siç është dhe lehtësisht e kuptueshme. Gjoni kërkoi që Gjiknuri të lartohet nga Komisioni i reformës zgjedhore, për shkak të dosjes 184 dhe emrit të tij që i doli në këto foto. Fjalë të shumta dhe asgjë konkrete në horizont. Gjoni shtoi se sherret me Presidentin nuk kanë ndihmuar në përmirësimin e sistemit të ri zgjedhor. "Moralisht nuk shkon, ne si opozitë jemi të bashkuar në këtë temë përsa i përket sistemit zgjedhor, bashkëkryetari i këtij komisioni të jetë një person që del në përgjime dhe përflitet për manipulim të votave. Është e turpshme të flasim për Reformë në drejtësi dhe të kërkojmë reformë zgjedhore, kur emri i kryetarit të komisionit përflitet për blerje votash. Moralisht ju si grup duhet të mbani përgjegjësi për të gjithë këta emra që kanë dalë në përgjimet e fundit”, tha Gjoni. Fjalë të arta Gjoni, minimalisht ndaj Gjiknurit duhej të ishte kërkuar dorëheqja dhe të kishin kërkuar që drejtësia të vepronte.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet