Ralf Gjoni: Shqipëria ka nevojë për një kastë të re politikanësh

Deputeti i opozitës së re, Ralf Gjoni, ka bërë një postim në Facebook, pas sherrit që pati dje në emision, me ish-deputetin e PD-së Ervin Salianjin. Gjoni nis postimin duke shkruara: “Idetë në Parlament, muskujt në rrugë”, dhe më tej vijon duke thënë se, Shqipëria ka nevojë për një kastë të re politikanësh, në vend të asaj ai e quan “platformë muskujsh në rrugë”. “Çdo ditë që kalon po ma forcon bindjen se Shqipëria ka nevojë për një platformë të vërtetë politike kombëtare, dalë nga vota e lirë dhe e barabartë e shqiptarëve. Politika nga platformë idesh në parlament është kthyer në platformë muskujsh në rrugë. Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për një kastë të re e të pastër politike që e do këtë vend. Shqiptarët kanë nevojë dhe kërkojnë një projekt të pavarur politik bazuar mbi ide, vizion dhe angazhim konkret për t’i dhënë zgjidhje problemeve reale të tyre. Kjo vjen vetëm përmes ndryshimit të sistemit zgjedhor e përfaqësimit dinjitoz, dhe ne këtë axhendë të panegociueshme do shtyjmë në parlament!”, shkruan ai.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet