Rama - Berishes: ti nuk shkon dot në Amerikë, pse?

Reforma zgjedhore dhe Lokalet 2019, nuk kaluan pa u debatuar në Kuvend. Partia socialiste tha se do të marrim Bashkinë e kukësit, ndërsa ftoi demokratët të kontribuonin në Reformën zgjedhore. Kryeministri Edi Rama iu drejtua sot nga salla e Kuvendit, deputetit të PD-së Sali Berisha, ndërsa e pyeti atë nëse mund të udhëtonte drejt Amerikës, nëse do të donte. “Sali, ti e kapërcen dot oqeanin me dasht? Nëse unë do të isha ai që më përshkruani ju, të jeni i sigurt se nuk do ta kapërceja dot oqeanin dhe jo më të komunikoja me Shtëpinë e Bardhë me kërkesë të saj, jo me kërkesë timen, se nuk kam mundësi të kërkoj diçka të tillë. Nëse nuk do e japësh përgjigjen je i mirëkuptuar se është e vështirë përgjigjja. Është shumë i gjerë dhe i thellë ai oqean Sali dhe ti mendove se gjithë jetën do ta kaloje detin në këmbë”, tha Rama, duke iu drejtuar Berishës. Ndërkohë, Berisha tha se ka marrë dhe merr ftesa për të shkuar, por nuk ka vendosur për të shkuar dhe për të bërë takime. “Kam marrë ftesa nga përtej oqeanit, i kam bërë të qartë se unë i kam ndërprerë të gjitha llojet e udhëtimeve zyrtare, nuk kam pse të bëj unë udhëtim zyrtar, nuk përfaqësoj më një forcë politike, por veten time”, tha Berisha.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet