Rama BEsë, nuk do t'ju kushtojë asgjë integrimi i Shqipërisë

Banka europiane për rindërtim dhe zhvillim hapi dyert dje në Londër. Atje ishte dhe Kryeministri Edi Rama, i cili bëri thirrje të hapë negociatat me Shqipërinë. “Hapja e negociatave shoqërohet me rritjen e investimeve”, deklaroi ai. "Serbia dhe Mali i Zi janë aktualisht duke avancuar në rrugën e negociatave dhe unë mendoj se është koha që Shqipëria dhe Maqedonia të nisin negociatat", pohoi Rama. "Apeli im për miqtë në Komision dhe në Bashkimin Europian do të ishte: Nëse s’keni më para për ne, është ok, por jini më bujarë, sepse kjo s’do t’ju kushtojë asgjë, por do të jetë më e rëndësishme për të pasur një Europë më të sigurtë”, u shpreh Rama. Megjithatë, kreu i ekzekutivit deklaroi se në pranverë pret lajme pozitive për Shqipërinë nga Bashkimi Europian. “Jam në shpresë të plotë se në qershor do të ketë lajme të mira nga BE”, nënvizoi ai.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet