Rama-Meta në kolacion, rivalitetet vazhdojnë

Pas darkës së djeshme, Rama-Meta shpërndanë sot për median njoftimin, sipas të cilit, koalicioni PS-LSI do të jetë në garë dhe sipas gjasave dhe në pushtet. Loja e PSsë dhe LSIsë nuk do të jetë një e ndarë, dhe pse secili do të luftojë për të marrë sa më shumë poste, por rivaliteti brenda eksponentëve të veçantë të të dyja forcave politike vazhdon. Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dje nga Asambleja e Partisë socialiste i ka lëshuar një mesazh LSIsë duke thënë se, socialistët nuk donin koalicion sa për të mbledhur votat dhe për të fituar, por për qytetarët dhe mesa duket kjo do të jetë dhe një kalë tjetër beteje në këto zgjedhje.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet