Parlament, demokratët kërkojnë zgjedhje të parakoshme. Rama, s'keni program as lider

Përplasja: Patozi, na takon që ne të rikthejmë besimin tek politika. Rama, ka filluar ndryshimi i modelit ekonomik

TIRANË - K/ministri Edi Rama deklaron në fjalën e tij në seancën plenare në Kuvend se agjencia Standard & Poors ka afirmuar pozicionin e Shqipërisë, duke konsoliduar atë arritje që i takon kësaj qeverie lidhur me këtë pozicion. Rama u shpreh se agjencia ka paralajmëruar në raportin e vet më të fundit se, nëse pasqyra pozitive e sotme e shqipërisë do të plotësohet me vazhdimësinë në raport me angazhimet e marra, atëherë janë krijuar kushtet që Standard & Poors ta rrisë raitingun e Shqipërisë 6 muajt e ardhshëm. Rama krahasoi dhe dy raportet e Bankës Botërore të vitit 2012 dhe vitit 2015. "Nga viti 2008 në viti 2012, pati rritje konstante të varfërisë të përfshirë dhe varfërisë të tejskajshme. Kjo është një nga meritat e panjohura për ju" tha ai që e cilësoi fillimin e ndryshimit përmbajtësor të modelit ekonomik. Pas tij fjalën e mori deputeti demokrat Astrit Patozi. "Nuk mund të lëmë fatet e mbi 3 milion shqiptarëve në mëshirën e llogarive të forcave dhe të humorit të sekserëve të Ramës dhe Metës. Edhe pse qeveria është vetërrëzuar e nuk zbeh rolin aktiv të opozitës. I takon PDsë të marrë flamurin e kthimit të besimit tek politika. Duhet ti bindim qytetarët se nuk do qeverisim asnjë ditë si këta që realisht do ndryshojmë këtë kënetë që sa vjen e bëhet dhe më e ndotur ndoshta dhe me kontributin tonë për aq sa na takon me veprimet dhe mosveprimet tona. Madje duhet tu krijojmë dhe bindjen se nuk do të përsërisim kurrsesi gabimet tona të qeverisjes" tha ai.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet