Rama darkë me Mitsotakis në Athinë. Diskutohet për '12 miljet e detit'

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar këtë të martë drejt Athinës për të qënë pjesë e forumit të organizuar nga “The Economist”. Por mediat greke raportojnë se Rama dhe Mitsotakis do të kenë një darkë mes tyre rreth orës 21:00 të mbrëmjes.

Gjithnjë duke ju referuar mediave në vendin fqinj, çështja e kufirit detar mes dy vendeve, do të jetë temë kryesore e diskutimit dhe pritet të hidhen themelet për rinisjen e bisedimeve. Ndërkaq gjatë të mërkurës pritet që Rama të mbajë fjalën e tij gjatë punimeve të forumit ku do të jenë të pranishëm edhe shumë liderë të tjerë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet