Rama dhe Basha vizitë në Bruksel, takim me liderat e BE

Kryeministri Rama dhe kreu i opozitës Lulzim Basha janë nisur drejt Brukselit për të zhvilluar disa takime me përfaqësuesi e Bashkimit Europian. Ndonëse takimet përkojnë në ditë të njëjta, axhenda e tyre është krejt e ndryshme nga njëri tjetri. Kreu demokrat ka udhëtuar drejt Brukselit në kuadër të asamblesë që po mban Partia Popullore Europiane, kurse kryeministri ka udhëtuar për të diskutuar në lidhje me hapjen e negociatave.

Pas zhvillimit të bisedimeve të para të kyeministrit me Presidentin e Këshillit Europian Donald Tusk në lidhje me çështjen e integrimit të vendit, në një konferencë të përbashkët për shtyp Rama i ka shprehur mirënjohjen e thellë për mbështetjen e madhe për integrimin e Shqipërisë. Ndërkohë president i Këshillit Europoan, shprehu mbështetjen e plotë të KE dhe vlerësoi guximin ndaj reformave të ndërmara.

“Ju faleminderit shumë për vizitën tuaj dhe pikësëpari, ju faleminderit për mirëkuptimin, i dashur Kryeministër, i dashur Edi. Jam vërtet i lumtur t’ju shoh këtu, pasi siç e dini jemi në të njëjtën anë. Për mua është vërtet e rëndësishme që të jem sa më i hapur, i sinqertë dhe pozitiv të jetë e mundur me ju dhe me të gjithë miqtë e mi shqiptarë. Kjo nënkupton gjithashtu se bashkëpunimi ynë, bisedimet tona sot dhe në të ardhmen ishin mbi bashkëpunimin e ardhshëm dhe të ardhmen evropiane. Siç e dini, keni vetëm miq këtu në Bruksel. Të jeni i bindur që këtu në Këshillin Evropian mund të jeni të sigurt për mbështetjen dhe përpjekjet tona. Dua të rikonfirmoj se ne e vlerësojmë vërtet procesin tuaj të thellë dhe mjaft të guximshëm të reformave. Ju jeni një nga shembujt më të mirë në rajon të kësaj ambicieje evropiane dhe të kësaj ëndrre evropiane”, u shpreh Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet