'Rama do tepsinë, Mona të mos i shqitet Lulit'/ Shpërthen Hajdari: 'Populli mezi pret t’ju heqë qafe'

Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari, e cila po krijon një parti të re, shpërtheu në akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe liderëve të opozitës, Lulzim Basha e Monika Kryemadhi.

Në “Facebook”, Hajdari tha se asnjë prej tyre nuk i do listat e hapura sepse e dinë që populli mezi pret të largohen. Ajo deklaroi se në mbledhjen e Këshillit Politik të mbajtur të hënën ka propozuar një mekanizëm që garanton edhe listat e hapura plotësisht, edhe barazinë gjinore.

“Dje i kemi propozuar Këshillit Politik një mekanizëm i cili garanton përfaqësimin gjinor duke i mbajtur listat 100% të hapura nëpërmjet korrektimit, i cili i detyron si burrat edhe gratë të garojnë dhe votohen nga qytetarët e më pas lista korrektohet nëse përfaqesimi gjinor nuk garantohet në masën 30%. Problemi që kemi në Këshill ështe se Rama po kërkon të mbajë tepsine, Mona do të mos i shqitet Lulit, Luli do patjetër vagonin e partiçkave, ndërsa populli mezi po pret ti heqë qafe të gjithë sepse ka 30 vite që i mban në kurriz. Forma më e mirë, që këta të gjithë të shihen në pasqyrë, janë listat e hapura 100% me mekanizmin që kemi propozuar ne.”

Rudina Hajdari garantoi se kësaj çështjeje do t’i shkojë deri në fund. Gjithashtu, ajo premtoi se do t’i japet një përgjigje përfundimtare edhe votës së diasporës.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet