Rama flet me Tsipras për marëdhëniet Shqipëri-Greqi: sonte i ftuar në tv Sky

Kryeministri Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun grek, Alexis Tsipras. Sipas televizionit shtetëror grek ERT homologët kanë diskutuar lidhur me forcimin e marrëdhënieve dypalëshe. Kryeministri Tsipras i ka dhënë rëndësi faktit që pala greke mbetet e angazhuar në këtë përpjekje, por ka theksuar se veprimet e kohëve të fundit dhe retorika nacionaliste në rritje minojnë konsolidimin e një klime të mirëbesimit të nevojshëm për ecurinë e marrëdhënieve dypalëshe. Në të njëjtën kohë, ai ka vënë në dukje nevojën për të gjeneruar me hapa konkretë rezultate konkrete në bashkëpunimin mes dy vendeve, fakt për të cilin Greqia ka nisur një seri iniciativash. Tsipras ka theksuar gjithashtu se mbrojtja e të drejtave të pakicave etnike greke, përbën një çështje kryesore për marrëdhëniet midis dy vendeve, por edhe një kusht themelor për ecurinë europiane te Shqipërisë. Ndërsa kryeministri Rama ka përcjellë në rrjetin social Facebook se ai sonte do të jetë i pranishëm në televizionin “Skai”. “Sonte pak pas orës 22.00 në televizionin grek Skai me gazetarin e njohur Alexis Papahelas. Facebook Live (shpresoj me përkthim shqip), shkruan Rama në rrjetin social.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet