Rama fton Bashën për një zgjidhje të përbashkët për Prokurorin e Përgjithshëm

Kryeministri Edi Rama i ka bërë një ftesë publike kreut të opozitës Lulzim Bashapër një zgjidhje të përbashkët për Prokurorin e Përgjithshëm, si pikënisje të një Pakti Kombëtar për Europën që duam. Mandati i prokurorit në detyrë Adriatik Llalla mbaron sot. Në letrën e tij Rama thekson se 6 muajt e ardhshëm janë mjaft të rëndësishëm për vendin pasi do të vendoset nëse nëse do t’i çelim dot apo jo negociatat për anëtarësim me Bashkimin Europian. Për këtë arsye kryeministri i është shpehur Bashës se bashkëpunimi dhe puna e të gjithëve së bashku do të çojë në fitoren e sfidës.

“Nuk dua të bëj asnjë gjyq publik të qëndrimit të derisotëm të opozitës, sepse nuk e kam gjëkundi qëllimin të tregoj këtu pse ne po bëjmë gjënë e duhur për vendin, teksa opozita po bën gjënë e gabuar duke e goditur vendin në gjuhë të huaj. Dua vetëm të arsyetoj ftesën publike për opozitën që,,të paktën në gjashtë muajt e ardhshëm, t’i vihemi në dispozicion së bashku përpjekjes për të siguruar çeljen e negociatave, duke bashkërenduar nismat e veprimet e nevojshme për ta çuar jo qeverinë, po Shqipërinë në fitoren e kësaj sfide të vështirë, por krejtësisht të mundur tanimë,

Kjo do të ishte rruga më e arsyeshme për të mos përdorur kartonat e shumicës së thjeshtë në çështjen e Prokurorit të Përgjithshëm dhe për të mos i lënë asgjë mangut përpjekjes për t’i çelur negociatat për anëtarësim. Të cilat kësisoj, do të ishin një fitore e madhe e vendit në arenën ndërkombëtare. Një fitore madhe e politikës ne tërësi dhe e asnjë pale në veçanti. Një fitore e madhe e të gjithë shqiptarëve pa dallim”.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet