Rama i kthen përgjigje Nokës për muxhahedinët

Kryeministri Edi Rama përmes një shkrese zyrtare, i është përgjigjur interesit të nënkryetarit të Komisionit të sigurisë, Flamur Noka për çështjen e muxhahedinëve. Letra është dërguar nga Kryeministri më 22 prill të këtij viti dhe sqaron angazhimin e Shqipërisë për ti dalë në krah Shteteve të Bashkuara për zhvendosjen e këtij komunitetit.

Kreu i qeverisë bën me dije se numri i muxhahedinëve të ardhur që nga viti 2013 është 1001 anëtarë, ndërkohë që brenda 2016 pritet të vijnë edhe 1900 të tjerë. Sipas Ramës, shtetasit iranianë kanë ardhur në grupe të përbërë nga 12-120 persona, dhe aktualisht gjenden të strehuar në banesa kolektive. Menjëherë pas hyrjes së tyre në Shqipëri, qeveria ka vënë në dijeni Shërbimin informativ shtetëror. Kreu i qeverisë, sqaron se të gjithë personat e këtij komuniteti të ardhur në vendin tonë, janë integruar më së miri, kanë mësuar gjuhën dhe disa prej tyre kanë filluar punë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet