Rama justifikon $150 milionë, akuza për vjedhje dhe keqmenaxhim

Shqipëria ndryshoi modelin ekonomik, ja pse pati boshllëqe në buxhet

TIRANE - Djalli nuk është dhe aq i zi, thotë Rama, por është përherë i zi. Kryeministri ndalet gjatë kur shpjegon një prej shigjetave më të zjarrta që opozita bëri në këtë fund vere. "Janë rreth 150 milionë dollarë, që i mungojnë buxhetit të shtetit nga mosrealizimi i planit prej Tatimeve e Doganave. Kush do të mbajë përgjegjësi për këtë mosrealizim ?" pyet Muhamet Veliu në një intervistë dhe ku Rama ka ndërmend të shpjegojë "të dhëna interesante" dhe jep një shembull, fjala vjen, energjinë.

"Është importuar shumë më pak energji, sepse është administruar shumë më mirë sistemi, dhe kjo është një e mirë për ekonominë. Kemi pasojat e rënies së çmimit të naftës dhe të mineraleve, që ne nuk mund ta parashikonim qysh në shtatorin e kaluar, që ka ndikuar, por paralelisht kemi një rritje të konsiderueshme të prodhimit të naftës së përpunuar në Shqipëri dhe kjo është një gjë e mirë për ekonominë" tha kryeministri.

Por ajo çfarë është mirë për ekonominë, sjell dhe boshllëqe në buxhet. Truri i Harvardit jep sinjale pozitive dhe kryeministri flet për "rritje ekonomike përtej parashikimit, të bërë së bashku me Fondin Monetar Ndërkombëtar, që ishte 2.7% në tremujorin e parë, duke shkuar në 2.88%."

Pra në total nuk bëhet fjalë për një gropë të shkaktuar nga keqadministrimi. Është një situatë tranzitore e përkohshme, që lidhet me transformimin e modelit tonë ekonomik, beson qeveria e shqiptarëve.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet