Rama mbledh mjekët dhe paralajmëron inspektorët. Do të ndëshkohen dhe kur nuk kapen me lekë në dorë

Lufta kundër ekonomisë informale, kontrollon dhe mjekët. Kryeministri kërkon transparencë dhe cilësi

TIRANË - Luftë ekonomisë informale dhe tek barnat që kushtojnë shumë, jepen pa kupon dhe janë, le ta themi të skaduara në një pjesë të mirë. Kryeministri Edi Rama mblodhi sot bluzat e bardha për t'u kërkuar cilësi në ilaçe dhe shërbim ndaj pacientit. "Paralelisht me kërkesën për zbatimin e detyrimeve, do të angazhohemi të pengojmë ata që deformojnë tregun” tha Rama. Në vetëm 6 ditë nga data 1- 6 shtator 2015 krahasuar me 1-6 shtator të 2014, kuponat kanë shkuar nga $3.9 milionë në 6.2 milionë, dhe vlera e tatueshme ka shkuar nga 68 milionë dollarë më $82 milionë "pa diskutim është vetëm simptoma më e parë e një transfomimi organik që do të na çojë në shifra shumë herë më të pakrahasueshme me njëra tjetrën në raportet pas operacionit dhe para operacionit” tha Rama. Në raportin e fundit të përdorimit botëror, barnat kanë arritur nga $194 miliardë në 2011 në $375 miliardë në 2015, pjesë e kësaj tendence sigurisht është dhe Shqipëria. Ky operacion nuk është luftë kundër biznesit as shtypje ndaj biznesit të vogël, sikur mund të duket në pamje të parë ose mund të komentohet në mënyrë të qëllimshme, së prapthi, është një operacion që synon të bëjë atë që synon të bëhet në çdo vend demokratik dhe në një shtet serioz, që çfarë secili paguan si individ ta marrë mbrapsht si qytetar, siguron Rama që nuk harron inspektorët të cilet fshehin aktivitetin ekonomik: "do të ndëshkohen me heqje lirie, jo kur kapen me para në dorë, por kur zona e veprimtarisë së tyre të gjendet e kontaminuar nga ky bashkëpunim” tha Kryeministri.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet