Rama në Kroaci, marëveshje strategjike

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim nga presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović. Së bashku me delegacionin që e shoqëron në Kroaci, kryeministri pati bisedime me palën kroate.

Kryeministri Rama ndodhet në Kroaci në kuadër të Samitit të Kryeministrave të iniciativës të Europës qendrore, që zhvilloi punimet në datat 3-4 dhjetor në Zagreb.

Një ditë më herët, Rama u prit nga homologu i tij kroat Andrej Plenkovic, me një ceremoni zyrtare. Pas takimit, palët nënshkruan edhe një marrëveshje të përbashkët për Partneritetin Strategjik.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet