Rama në OKB: angazhohemi t'i çojmë njerëzit nga përjashtimi tek gjithpërfshirja

''Marrëveshje e re globale me premtimin solemn që askush nuk duhet lënë mbrapa. Axhenda e re është universalisht e zbatueshme dhe ka të bëjë me të gjithë ne, të gjitha vendet, me të gjitha d

TIRANE - Në vijim të vizitës së tij në New York, Kryeministri Edi Rama, iu adresua seancës së posaçme për zbatimin e Axhendës së zhvillimit post 2015, në Samitin e Kombeve të Bashkuara, ku merrnin pjesë liderë botërorë nga të gjitha shtetet anëtare. Kjo seancë e posaçme, që u përshëndet edhe nga Papa Françesku, u fokusua në çështjet e zhvillimit të qëndrueshëm.

Pas më shumë se tre vjet negociatash intensive, u ra dakord për një axhendë ambicioze dhe transformuese për zhvillim të qëndrueshëm të arritshëm në kufijtë e vitit 2030.

Axhenda e re, e cila përmbledh 17 Objektiva të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe 169 synime, është pasuese e Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjeçarit, por synon te ngrihet mbi to, ​pasi për herë të parë ajo ​i trajton dimensionet ekonomike, sociale, mjedisore dhe të zhvillimit të qëndrueshëm në një mënyrë të integruar.

Për Shqipërinë, do të shërbejë si një pikënisje për një angazhim të ri, për një program zhvillimi me ambicioz në një sërë fushash që do të harmonizojnë angazhimet europiane me nevojën për ta çuar vendin në nivelin e vendeve të zhvilluara të kontinentit.

Duke e vlerësuar si tepër kurajoze, Kryeministri Rama u shpreh në fjalën e tij se ajo është rruga për të lëvizur nga një bashkëpunim i thjeshtë në një partneritet global. Kryeministri theksoi se për Shqipërinë qëndrueshmëri do të thotë përforcimi i shtetit të së drejtës dhe vlerave demokratike shoqërore.

“Kjo axhendë e re, kurajoze, ambicioze e një transformimi global është angazhimi ynë që t’i çojmë njerëzit nga përjashtimi tek gjithëpërfshirja. Nga varfëria tek rruga e begatisë, nga pasiguria tek parashikueshmëria dhe zgjidhjet, për të lëvizur nga një bashkëpunim i thjeshtë në një partneritet global. Është pakti i një gjenerate që i ka kthyer sytë nga e ardhmja në një botë që shkon përpara me një hap më të shpejtë. Është një marrëveshje e re globale me premtimin solemn që askush nuk duhet lënë mbrapa. Axhenda e re është universalisht e zbatueshme dhe ka të bëjë me të gjithë ne, të gjitha vendet, me të gjitha dallimet tona dhe realitetet e ndryshme kombëtare, dhe sigurisht ka të bëjë me vendin tim, Shqipërinë. Më lejoni të shpjegoj shkurtimisht pse, çfarë do të thotë për ne qëndrueshmëria për të tashmen dhe vitet në vijim. Do të thotë të përforcojmë shtetin e së drejtës, të forcojmë vlerat tona demokratike shoqërore, të thellojmë harmoninë e gjerë shoqërore. Këto janë themelet e rrugës sonë të zhvillimit dhe garancitë e kohezionit tonë social. Kohezion social, bashkëjetesë dhe bashkëpunim fetar janë ndër pasuritë kryesore të shqiptarëve kudo që ata jetojnë, jo vetëm në Shqipëri. Shqipëria ka qenë, është dhe do të mbetet një shembull bashkëjetese, sepse kjo bazohet në një pjesë të vërtetë dhe të prekshme të historisë” tha Rama. Rama do të mbajë fjalën e tij përpara Asamblesë së Përgjithshme Kombeve të Bashkuara në datën 2 tetor.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

2 Komentet

  1. loli  e Shtunë 26 Shtator, 2015

    paska ardh me ju dhene mend ketyre ketej ?

  2. ani  e Shtunë 26 Shtator, 2015

    burre shteti