Leadership për gruan në OKB. Rama, prioritetet e barazisë gjinore

Rëndësia dhe roli i gruas në vendimmarrjen politike dhe publike në Shqipëri ishte thelbi i fjalimit, me të cilin iu drejtua Kryeministri Edi Rama samitit Global Leader Woman, i iniciuar nga Presidenti kinez, Xi Jinping

TIRANË - “Një nga arritjet tona më të prekshme është rritja e përfaqësisë së grave në vendimmarrjet politike dhe publike. Aktualisht, përfaqësimi i grave në parlamentin e sotëm shqiptar ka arritur në 21%, kurse në kabinetin që unë drejtoj gratë ministre janë 7 nga 19. Në zgjedhjet e fundit vendore, ne shkuam më tej dhe bëmë një hap gjigant përpara duke imponuar kuota për të gjithë këshillat bashkiakë. Tani, jemi shumë krenarë që jemi një vend që udhëheqim përmes shembullit në Europë, duke pasur 50% gra dhe 50% burra në çdo këshill bashkiak” tha Kryeministri Rama duke iu drejtuar samitit Global Leader Woman në New York. Ai foli për tre aspekte të sfidave me të cilat shoqëria shqiptare po përballet, duke premtuar në të njëjtën kohë një angazhim efektiv të të gjitha institucioneve përgjegjëse për zbatimin e tyre. E para, fuqizimi ekonomik i grave, duke rritur dhe përmirësuar aksesin në kreditim, e dyta parandalimi dhe ulja e dhunës kundër grave, e treta, rritja e pjesëmarrjes së grave në organizmat politikë dhe vendimmarrës dhe përfaqësimin qendror dhe vendor të grave në pozicione manaxheriale dhe profesionale. Në fund të fjalës, Rama përsëriti dhe një herë angazhimin e qeverisë shqiptare për të vazhduar për përmbushjen e deklaratës së pekinit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet