Rama në mbrotje të opinionit publik: iu mohua e drejta për të mësuar të vërtetën e akuzave të Nuhut

Nëse pamjet filmike të Komisariatit të Fushë-Krujës do të publikoheshin dhe SHÇBA do të kryente veprimet e para të kontrollit publiku do të kishte marrë vesh me kohë të vërtetën. Bëhët fjalë për akuzat që la me shkrim ish oficeri i Policisë Emiljano Nuhu, aktualisht i arratisur, fjalët thonë se është kërcenuar nga familja Rrahja. Deklarata e këtij të fundit që u publikua në një intetvistë për mediat e së djathtës, është kthyer në mollë sherri ndërmjet Ps-Pd, sot. Sot, Kryeministri Edi Rama kritikoi SHÇBA se nuk ka reaguar në kohë dhe nënvizoi se ishte drejtësia ajo që çoi pas hekurave, (aktualisht i ndaluar, Rexhep Rrahja), djalin e deputetit socialist Rrahman Rrahja. Fakti është që kamerat iu dërguan Prokurorisë, po nuk e justifikon gjithë atë baltë që mori Policia e Shtetit. "U la gjithë Shqipëria të përpëlitej në vorbullën e një fantazie, me deputetë të armatosur që futen në komisariat", tha sot Rama.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet