Edi Rama, Kryeminister

Rama, nuk tolerojmë kërkesat e opozitës

Socialistët nuk kanë qëllim të tolerojnë dy prej kërkesave kryesore të Partisë Demokratike, shtyrjen e zgjedhjeve dhe krijimin e një qeverie teknike. Kryeministri Edi Rama bëri të ditur dje se Partia Socialiste do të shkojë në zgjedhje me apo pa opozitën, gjatë komentit që i bëri protestës së opozitës. "Ata bllokojnë rrugët, ndërkohë që ne duam të hapim njëherë e mirë rrugën e së ardhmes. Megjithatë ata le të bëjnë çfarë të duan, PSnë nuk ka forcë që e ndalon. Me 18 Qershor si me ata, si pa ata, në do të fitojmë", tha Kreu i Partisë Socialiste, dje nga Vlora.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet