Rama, objektivi madhor i këtij mandati: transformimi i marëdhënies së shtetit me qytetarët

Marëdhënia mes shtetit dhe qytetarit do të merret seriozisht, premton Rama, në një intervistë televizive për gazetarin Lutfi Dervishi në emisionin Përballë. Kryeministri i shqipërisë premton: rritje ekonomike, politike të re në zonat rurale, reforma në arsim, shëndetësi. Flet dhe për bashkëpunimin me opozitën dhe mbi të gjitha vazhdimin e luftës kundër korrupsionit.

Cilat janë objektivat tuaja qeverisëse për këtë mandat?

Objektiv madhor transformim madhor i marëdhënies së shtetit me qytetarët, në funksion të qytetarëve, duke patur parasysh domosdoshmërinë për të lehtësuar maksimalisht barrën e burokracisë për qytetarët dhe nga ana tjetër përmes ristrukurimit rrënjësor të mekanizmit të shtetit duke filluar nga mekanizmi i shërbimeve për qytetarët, pastaj natyrisht që objektivat shkojnë edhe përtej. Duke ju referuar për shembull objektivit shumë të rëndësishëm të rritjes ekonomike që ne synojmë të prekë dhe të kapërcejë 5% në fund të vitit 2019, duke vazhduar me shtrirjen e mëtejshme të një politike të re në fshat, ku kemi patur shenja inkurajuese të rritjes së eksporteve, po ku ka një potencial shumë të madh dhe pa diskutim duke thelluar më tej, reformat në arsim dhe në shëndetësi si dy fusha të një rëndësie jetike për të sotmen dhe për të ardhmen e vendit.

Si rezultat i një marrëveshje me kryetarin e PD-së z. Basha arritët të realizonit zgjedhjet më të qeta në historinë 25 vjecare të tranzicionit në Shqipëri.. A synoni një marrëveshje për qeverisjen e legjislaturës….për të tërhequr opozitën drejt reformave dhe për t'ju larguar këtij spektakli që sapo përmendët?

Ne kemi një marrëveshje dhe unë uroj që ajo marrëveshje të mos ketë vdekur bashkë me zgjedhjet dhe me rezultatin shumë larg pritshmërive që mori Partia Demokratike, edhe pse me shumë keqardhje pashë një shprehje krejtësisht në kundërshtim me frymën e marrëveshjes kur lexova një paçavure të gjatë që një departament i PD-së cconte në Bruksel për të nxirë faqen e Shqipërisë.

Ajo që ju thoni le të grindemi në ship, por të merremi vesh në gjuhën angleze...

Të mos bëhemi gazi I botës në gjuhën angleze, më saktë.

Ju keni një marëveshje që shpresoni që t'i qëndroni dhe ajo marrëveshje flet për reformën kushtetuese, për prokurimet dhe reformën zgjedhore. Ka piketa për këto reforma? Madje ju përmendët departamentet. Duket se PD-ja të vetmen gjë që ka bërë gjatë kësaj periudhe, ka organizuar disa departamente dhe ka folur për reformën administrative që nuk është pjesë e marrëveshjes së 17-18 Majit.

Nuk është pjesë, edhe jemi komplet në dy kahe të kundërta.

Jeni i hapur për ta diskutuar?

Do të isha shumë i gatshëm ta diskutoja nëse do të shkonim në një reduktim të mëtjeshëm të numrit të Bashkive. Po për të shkuar në një rritje të numrit të Bashkive është nonsens historik dhe shkon në të kundërt me vizionin dhe me bindjet tona për mënyrën se si do të administrohet territori në nivelin e dytë qeverisës.

Cili është mekanizmi që do të përfshijë opozitën? Do të kërkoni konsensusi dy palësh apo tre palësh, duke përfshirë dhe LSI-në?

Gjithmonë nëse flasim për konsensus ky nënkupton të gjithë spektrin. Nëse flasim për marrëveshje mes palësh këtu mund të jemi me spektër të kufizuar. Por ky është një diskutim I parakohëshëm, pasi do të duhet të shohim se si do të pozicionohen opozitat në raport me këto çështje të mëdha.

Folëm pak për refomën kushtetuese, e cila duket më shumë embrionale se sa një gjë e mirëpërcaktuar. Po nëse hapet loja për reformën kushtetuese, a parashikoni kompetenca shtesë si formë kompesimi për zhveshjen që ju bë nga reforma në drejtësi dhe që nuk më asnjë lloj kompetence?

S'kemi hyrë në këto detaje, por unë nuk besoj se ka kthim mbrapa për sa I përket kompetencave të presidentit në raport me sistemin e drejtësisë sepse I gjithë sistemi është konceptuar në mënyrë të tillë që ka ridimensionuar kompetencat jo vetëm të presidentit, po edhe në tërësi influencën e ekzekutivit dhe politikës mbi sistemin.

Nëse i qëndrojmë mandatit të parë qeverisës fjala kycce në atë mandat ishte Rilindja. Në mandatin e dytë cila është fjala kycce e qeverisë tuaj?

Shqipëria që duam!

Në një takim me sipërmarrës italianë në qershor të 2015 keni shprehu kënaqësinë, ndoshta dhe në kuadrin e batutës, se në Shiqpëri, nuk ka sindikata, nuk ka senat dhe nuk ka të majtë radikale. Është mëse e vërtet. Por këto duket nuk janë arsye të mjaftueshme për të thithur investime serioze të huaja… çfarë duhet mungojë tjetër që të vijnë….?

Unë besoj se ne jemi një vend ku investimet e huaja do të vijnë duke u rritur dhe ky është një objektiv I këtij mandati sidomos në turizëm, por edhe në sektorë të tjerë. Mos harroni se ne kemi një nga komptanitë më prestigjoze të botës që ka nisur investim të ri në Shqipëri gjatë mandatit tonë, që është kompania Shell dhe presim me padurim rezultatet e eksplorimit që do të jenë shpresojmë publike në muajt në vijim. Ndërkohë që pas krijimit të qeverisë ne do të firmosim një kontratë të re eksplorimi me Shellin, pra është një tjetër investim I madh I huaj që do të vazhdojë në Shqipëri.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet