Rama paralajmëron takim biznesi me Serbinë pas bisedës me Vuçiç

Kryeministri Rama ka konfirmuar një takim midis tij dhe hoologut serb, Aleksandër Vuçiç. Takimi i biznesit midis të dyja vendeve, thekson kryeministri shqiptar, e ka zanafillën e tij në bashkëpunimin për heqjen e barrierave doganore mes Kosovës dhe Shqipërisë. Dakordësia për mbajtjen e forumit të biznesit në Nish, ka lindur pas një bisede të zhvilluar mes tij dhe kryeministrit serb, si dhe drejtoreshës rajonale të Bankës botërore, Ellen Goldstein, ka shtuar Rama. Kreu i qeverisë shqiptare ka deklaruar se nuk e ndan asnjëherë Kosovën nga axhendat e bisedimeve, por në të njëjtën kohë tregohet i kujdesshëm që të mos ndërhyjë në politikën e saj të brendshme dhe marrëdhëniet e saj me shtetet e tjera. Në fokus të forumit që do të mbahet në Serbi, do të jetë e ardhmja e rajonit, si dhe shikimi i mundësive të kooperimit në fushën e ekonomisë e tregtisë, duke marrë masa për lehtësimin e të bërit ekonomi mes dy vendeve.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet