Rama për la Repubblica; protestat kundër meje, një formë e vjetër e të bërit politikë, duke linçuar kundërshtarin

Një pjesë e opozitës ka zbritur në rrugë për të protestuar, nuk janë jelekverdhët, as studentët, as qytetarët. Kam një mandat nga populli im dhe nuk largohem kur do minoranza. Kanë frikë dhe po na bëjnë ta paguajmë Reformën në drejtësi. Drejtësia e re do të largojë të korruptuarit. A është normale një parlament pa opozitën? Për demokracinë parlamentare jo, por teknikisht mund të ecim përpara, përgjigjet Rama. Kjo është një luftë për pushtet, ndërmjet dy partive të mëdha politike. Flet dhe për mashtrimet elektorale 2017 dhe lidhjet e mundshme ndërmjet botës së politikës dhe krimit të organizuar. "Për demokracinë kjo është një e mirë e pakundërshtueshme. Kush ka bërë mashtrime duhet të paguajë - përgjigjet kreu socialist, që shton - pikërisht për këtë kërkohet që prokuroria të hetojë", tha kryeministri në një intervistë për të përditshmen la Repubblica.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet