Rama për punonjësit e administratës: Parazitët të ruhen nga qytetarët e pafuqishëm

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar të gjithë punonjësit e administratës të cilët shkelin etikën e punës. I pranishëm në Konferencën Kombëtare për Reformimin e Shërbimeve Administrative, kreu i qeverisë deklaroi se të gjithë punonjësit e korruptuar të administratës që torturojnë qytetarët, jo vetëm që duhet menjëherë të lagohen që prej aty, por edhe se do të përballen me drejtësinë. Duke vijuar më tej, Rama përmendi rastin e hipotekave ku çështjet zvarriten me vite për shkak se punonjësit e kanë penguar. Kështu 35 prej tyre tashmë gjenden në dyert e prokurorisë pikërisht për këtë çështje.

“Ruhuni dhe nga qytetarët e pafuqishëm. Je i vdekur, je i mbaruar, nuk të mban më në karrige asgjë, nuk ka kushëri që të mban më aty. Sot kemi 35 punonjës hipotekash që janë në derën e prokurorisë. Nuk i ka dërguar auditi, por i ka dërguar ai numër qytetarësh që kanë reaguar, kanë ngritur krye e nuk kanë pranuar më të zvarriten, por që kanë marrë ato tre minuta, tek shqiperiaqeduam.al kanë denoncuar rastin. Ama është hetuar se kush ua ka penguar me vite dhe të gjithë ata që e kanë penguar janë larguar nga detyra e janë për hetim. Ta provojnë ata, pse e kanë penguar. E kanë penguar se janë parazitë, apo se janë grabitqarë. Në të dyja rastet, qofshin grabitqarë, qofshin parazitë, shtetit dhe administratës nuk i duhen. Në rastin kur janë thjesht parazitë, le të vazhdojnë të kërkojnë të ndërtojnë jetën e tyre jashtë dyerve të shtetit. Kur janë grabitqarë, le të shkojnë aty ku e kanë vendin. Këtë e provon prokuroria dhe gjykata”, deklaroi ai.

Ilaçi i duhur për ti dhënë fund korrupsionit tha Rama është vetëm reforma në drejtësi dhe vetingu. Ai Rama paralajmëroi të gjithë punonjësit e korruptuar se do të përballen me një betejë të ashpër dhëmbë për dhëmbë me qeverinë. “Reforma në drejtësi dhe vetingu janë ilaçi i duhur për korrupsionin e lartë, edhe vetingu. Kemi dhe korrupsionin e gjithëpërhapur, që është tipik për vendet në zhvillim dhe që nuk e gjen në vendet e zhvilluara, ku korrupsioni i lartë është prezent kudo. Arsyeja themelore ka qenë sjellja e administratës në raport me qytetarin, me sipërmarrësin. Për një muaj e konstatuam këtë qartësisht. Ky problem ishte i kudondodhur, dhuna, presioni, tortura e parazitëve dhe grabitqarëve të shtetit ndaj qytetarit. Kjo për ne është një betejë për jetë a vdekje.”

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet