Pjerin Ndreu, ish deputeti i Pukes

Rama propozon ''një kobure'' për kryetar bashkie në Lezhë

Kryeministri Rama sëbashku me dy deputetët e tij të qarkut Lindita Nikolla, ish ministre e Arsimit dhe Pjerin Ndreu, një prej emrave më të kontestuar nga ndërkombëtarët dhe opozita për lidhjet e tij me trafikun e drogës, dje patën një takim në Lezhë.

Deputetja Lindita Nikolla, ka folur në cilësinë e drejtueses politike të Partisë Socialiste të qarkut Lezhë, për investimet e reja në këtë qark, të cilat përmbushin ambicien e qeverisë për zhvillimin e këtij rajoni. Nga studioja e ERTV, ku ndër të tjera foli për projektet e rrugës së Torovicës, rrugës Shëngjin-Velipojë, unazën e re të Rrëshenit, punimet që do të fillojnë në spitalin e Lezhës dhe projektet për zhvillimin e turizmit, Nikolla u shpreh e sigurt për fitoren që PS do të ketë në Lezhë në zgjedhjet e qershorit. Teksa komentoi performancën e bashkive të qarkut Lezhë, Nikolla tha se modeli i suksesit dhe i punës që është ngritur në bashkinë Mirditë, e drejtuar nga një socialist, do të përfshijë edhe bashkinë e Lezhës kur kjo të fitohet në qershor nga socialistët. Partia socialiste me shumë gjasa do të propozojë në këto zgjedhje lokale për kryetar Bashkie, ish policin, Pjerin Ndreu. Rastësia apo kontestimet e shumta kanë bërë që ky i fundit gjatë karrierës së tij në Polici të mos qëndrojë askund më shumë sesa një vit në detyrë. Pyetja është pse?

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet