Rama reagon pas ftesave të bëra nga Haga, ''sfidë për të provuar deri në fund pafajësinë e tyre''

Kryeministri Edi Rama reagoi sot pas ftesave të bëra nga Gjykata Speciale për ish-drejtues të UÇK-së, duke theksuar se ato janë një sfidë e re. Rama shprehet se tashmë kjo sfidë do të provojë deri në fund pafajësinë e tyre. “Këto ftesa në radhë nga Haga për protagonistët e UÇK, janë një sfidë e re e çdonjërit prej të thirrurve, në vazhdën 20-vjeçare të betejës së pasluftës, për të provuar deri në fund pafajësinë e tyre. Por janë edhe një sfidë e papërfunduar kombëtare në anën e duhur të historisë”, thekson Rama.

Një ditë më parë Kryeministri Haradinaj dha dorëheqjen pas kësaj ftese, ndërsa sot edhe ish-Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi bëri të ditur se ka marrë ftesë për t’u paraqitur në Gjykatën Speciale për krime lufte në Hagë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet