Rama reagon për marrëveshjen e detit më Greqinë

I ftuar në një emision televiziv kryeministri i vendit Edi Rama ka sqaruar marrëveshjen e detit me Greqinë duke hedhur poshtë akuzat se 12 milje nga deti i Shqipërisë do ti falen shtetit grek. Kreu i shtetit e mohoi katëgorisisht duke e quajtur një lajm të rremë. Nga ana tjetër ai hodhi akuza se kjo po përdoret nga opozita për shkak të frikës së reformës.

“Unë mund t’i siguroj të gjithë është se po ndodh hymni më solemn i marrëzisë pseudopatriotike. Është një marrëzi e bazuar tek fakti që jo vetëm ka injorancë të madhe, por ka dhe një nevojë të madhe për tu kapur mbas një fjale e cila është korrekte, ajo e ministrit të Jashtëm grek, për të ngritur një furtunë në kushte kur lepuri i frikës fle te reforma në drejtësi, te vetingu, te e nesërmja e atyre që e simulojnë këngën e kësaj marrëzia. Ministri i Jashtëm grek thjesht dhe vetëm ka konfirmuar çka është shkruar në nenin 3 të Konventës Ndërkombëtare të Detit. Parimi i 12 miljeve është parim i konventës. E para. E dyta 12 miljet janë sot. 12 miljet Shqipëria i ka regjistruar në OKB në 190. Por ta ndërtojmë më ndryshe. Kush e hapi këtë problem, Greqia? Greqia kërkoi rinegocim apo ne? Greqia ishte e lumtur me marrëveshjen e 2009, e cila sipas Kushtetuese është antikushtetuese. 12 miljet janë të regjistruar nga Shqipëria në OKB. Ne jemi akuzuar, unë jam akuzuar se kam shitur detin dhe atdheun, unë u them të gjithëve se ky është hymni i injorancës patriotike.”

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet