Rama rikonfirmon në detyrë Xhafajn, ai nuk është Agroni

Gjatë mungesës së tij Ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj u akuzua nga opozita se ishte pjesë e lojës së trafikut ndërkombëtar të drogës, por njëherë që kryeministri Rama erdhi nga Parisi, vendos t'u mbyllë gojën të gjithëve. Analizat e video-përgjimit dolën. Audio ka qenë e sajuar. "Maskaradë e opozitës", e quan kryeministri dhe kërcënon: kush e ka sajuar do të shkojë në burg. Sipas tij e gjitha kjo është berë për të penguar proçesin e integrimit. "Qoftë përgjigjia që unë kam marrë nga analiza shkencore e materialit audio, qoftë nga informacionet e grumbulluara nga burimet e referuara më lart prej të cilave nuk ka asnjë indicie të asnjë veprimtarie të paligjshme të vëllait të Ministrit të Bendshëm, nuk kanë asnjë vlerë ligjore konkluzive...Për ne e për mua askush nuk është mbi ligjin dhe kjo vlen për vëllanë e ministrit të Brendshëm, që ka një dënim për të kryer në Itali dhe që sot ka marrë vendimin e tij për të shkuar me këmbët e veta në burg për ta kryer por kjo vlen, pra parimi që askush nuk është mbi ligjin, edhe për qeverinë që nuk mund ta ndalonte dhe çonte në Itali duke shkelur ligjet që përcaktojnë kornizën e veprimtarisë së saj."

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

1 Komentet

  1. Xhabir Zejnuni   e Premte 18 Maj, 2018

    Ne nje shtet demokratik, e drejta penale parashikon se pergjegjesia per nje veper penale, eshte individuale dhe jo kolektive siç po pretendojne keto dite bolsheviket e PD-se, duke na kujtuar sistemin e kaluar komunist.