Rama takim me ambasadorët: Më afër se asnjëherë për çeljen e negociatave me BE

Në kuadër të festave të fundvitit, kryeministri Rama, zhvilloi një takim me ambasadorët e vendeve partnere. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë, e vuri theksin te reformat për integrimin e vendit në BE. Rama tha se nuk ka më kohë për të humbur, për tu bashkuar ë BE dhe se Shqipëria është më afër si asnjëherë tjetër për çeljen e negociatave. “Ky vit na tregoi dhe se sa e vështirë është rruga e zbatimit të reformës në drejtësi. Po ashtu zbatimi i kësaj reforme është proces i pakthyeshëm, humbëm disa muaj për të nisur procesin e vetingut, por varet si e shikon. Nuk ka më kohë për të humbur për tu bashkuar me Evropën. Pavarësisht prekjeve që ka bërë gjithsesi dhe meritave që ka gjithkush në këtë proces, askush nga ne nuk mund të bënte një reformë në drejtësi kaq të shpejtë dhe për të mbajtur këtë ritëm në zbatimin e saj. Si askush nuk do ti kishte bërë këto gjëra nëse nuk do të ishte destinacion Bashkimin Evropian. Jemi më afër se asnjë herë për çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian”, tha kryeministri. Gjatë fjalës së tij Rama nuk kurseu as batutat për ambasadorët. Ai u shpreh se të gjithë ata që largohen, mendjen e kanë përsëri në Shqipëri. “Të jeni të sigurt se kur të vijë dita për t’u larguar, Shqipëria do ju mungojë. Kemi dëshmi të këtij fakti, ku njerëz që vijnë nga vende të zhvilluara pasi ikin prapë mendjen e kanë në Shqipëri. Shqipëria nuk të lë kurrë të mërzitesh dhe është një vend me të papritura dhe me surpriza.”

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

1 Komentet

  1. dashmir ramolli  e Enjte 14 Dhjetor, 2017

    Sdo saliu .rama.meta.Jane kryesoret.Jane familjet me mafioze she bashkepuntor the serbeve.