Rama takim me ministrin e brendshëm francez, apel ndaj azilkërkuesve

Gjatë vizitës zyrtare që ministri i brendshëm francez, Gerard Collomb, po zhvillon në Shqipëri, pati edhe një takim me kryeministrin Rama. Në këtë takim u diksutua për reformat që po merr qeveria për integrimin në BE gjithashtu edhe tema e azilkërkuesve shqiptarë në Evropë. Rama bëri një apel për azilkërkuesit duke u shprehur se kjo është një rrugë pa krye. “E vetmja rrugë për shqiptarët në tregun e punës, është rruga e reformave, rruga e negociatave të BE dhe jo azilkërkimi. Ne nga ana jonë do ua bëjmë të qartë qytetarëve shqiptare se rruga e azilkërkimit, jo vetëm që është e paligjshme, por edhe është një rrugë pa krye”, deklaroi Edi Rama. Ndërsa ministri francez, Collomb u shpreh se Shqipëria ka bërë progres në zbatimin e reformave të kërkuara nga ndërkombëtarët. Nga ana tjetër, ai nënvizoi se midis dy vendeve do të vijojë bashkëpunimi, sidomos në luftën kundër krimit të organizuar.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet