Rama takohet me Tsipras dhe e fton në Tiranë: biseda për bankat dhe tregtinë

Pas shumë debateve të ndezuara mes të dyja vendeve kohët e fundit krerët janë takuar në selinë e OKBsë

NEW YORK - Kryeministri Edi Rama dhe Aleksis Tsipras patën dje mbasdite një takim të shkurtër në selinë e OKBsë ku folën për domosdoshmërinë e zgjidhjes së disa çështjeve që janë debatuar rëndë mes të dyja vendeve në distancë, siç është ajo e minoritetit greke në Shqipëri dhe kishës ortodokse. Tsipras nënvizoi të drejtat që ka minoriteti greke për të ruajtur besimin e tyre dhe po ashtu rëndësinë e rolit të Peshkopit Anastas, por çështjet duhen zgjidhur sipas të drejtës ndërkombëtare. Liderët po ashtu folën për zhvillimet e tjera bilaterale sidomos për bankat dhe tregti.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet