Rama takon homologun kinez, Keqiang

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në Dubrovnik, me kryeministrin e Republikës Popullore të Kinës, Li Keqiang.

Kryeministri Rama ndodhet në Kroaci, ku po merr pjesë në takimin e tetë midis Kinës dhe vendeve të CEEC-it (vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore), 11 nga të cilat janë anëtare të BE-së.

Ato janë pjesë e formatit ’16 +1′ ku bëjnë pjesë edhe Shqipëria, Bosnje- Hercegovina, Bullgaria, Rumania, Serbia, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Polonia, Hungaria, Republika Çeke, Sllovakia, Sllovenia, Lituania, Letonia dhe Estonia.

Qëllimi i këtij takimi është përforcimi e bashkëpunimit të vendeve të rajonit me Pekinin dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta, veçanërisht në infrastrukturorë dhe energji.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet