Rama takon homologun slloven, diskutohet integrimi i Shqipërisë në BE

Kryeministri Rama takoi dje homologun slloven Miro Cerar, gjatë një vizite zyrtare dy ditore në Slloveni. Takimi ndërmjet tyre u zhvillua në Pallatin presidencial në Lubjanë. Rama i kërkoi kryeministrin slloven të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Europian. Nga ana tjetër, Cerar vlerësoi ecurinë pozitive të vendit dhe marrëdhëniet dypalëshe. Kryeministri slloven shprehu konsideratën e tij për anëtrësimin e Shqipërisë në NATO dhe për reformat e ndërmarra, ku theksoi ato ekonomike. Megjithatë Cerar u shpreh se ka ende shumë punë për të bërë. Kryeministri slloven përshëndeti edhe miratimin e Reformës në drejtësi, duke thënë se është një hap shumë i rëndësishëm në rrugë e Shqipërisë drejt integrimit europian, duke ofruar njëkohësisht të gjithë ndihmën e shtetit të tij. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama përmendi gjithashtu edhe dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, duke shtuar se është në të mirë të Serbisë që ta njohë Kosovën sa më parë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet