Rama, të pastrojmë kriminelët pastaj bimët

Fushata kundër kanabisit është fjalë ditë në fjalime dhe kronika. Pas shifrave që dha sot Drejtori i policisë Haki Cako, Kryeministri Rama kërkon një rol më aktiv dhe të shërbimeve të inteligjencës në luftën kundër kanabisit. "Duhet të angazhohemi për të adresuar një shqetësim të opinionit publik që ka të bëjë me kthimin në përparësi absolute të goditjes së krerëve të këtyre grupeve kriminale dhe sekuestrimit të aseteve. Objektivi i parë themelor duhet të jetë në këtë proçes pastrimi të territorit të bimëve, kriminelët pastaj bimët, jo bimët dhe pastaj shohim e bëjmë për kriminelët", tha Rama. Rama tha se paralelisht me pastrimin e kanabisit po pastrohet edhe policia nga ata punonjës të lidhur me veprimtarinë kriminale.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet