Rama vijon takimet për integrimin, mbështjete të plotë nga Polonia

Kryeministri Edi Rama ka vijuar takimet me disa zyrtarë të Bashkimit Europian duke pasur në fokus integrimin e vendit në BE. Kreu i qeverisë u takua me kryeministren e Polonisë, Beata Sëydlo, ku më pas zhvilluan edhe një konferencë të përbashkët për median.

“Jemi dhe do t’i jemi gjithmonë mirënjohës Polonisë për mbështetjen e vazhdueshme për të ardhmen europiane të vendit tonë dhe jam i bindur që Kryeministrja do të jetë një nga mbështetësit e mëdhenj të çeljes të negociatave të Shqipërisë me BE në 6 mujorin e parë të vitit të ardhshëm”, tha Rama. Duke u ndalur te turizmi ai tha gjithashtu se krijimi i një linje ajrore nga Polonia në Shqipëri do të sillte përfitime reciproke.

“Ne kemi një përvojë të gjatë dhe ekspertë të vlefshëm në fushën e integrimit europian. Jemi të gatshëm të ndajmë të gjithë këtë përvojë me Shqipërinë, teksa kam po ashtu, shpresën se Komisioni Europian do të njohë progresin e bërë nga Shqipëria, duke përcaktuar një datë të qartë të fillimit të negociatave. Shpreha gatishmërinë time për të asistuar Shqipërinë edhe në reforma të tjera kyçe, si ajo në administratën publike”, deklaroi kryeministrja polake.

Paralelisht me takimet e kryeministrit edhe ministri Xhafaj zhvilloi një takim me Komisionerin për Punët e Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramopoulos. Komisioneri shprehu mbështjetjen e plotë për Shqipërinë drejt itegrimit në BE. “Pikat kryesore të diskutimit tonë gjatë takimit të sotëm ishin sigurisht emigracioni, kriza e refugjatëve, lufta jonë e përbashkët kundër terrorizmit, radikalizmit, dhe kundër krimit të organizuar. Unë do të vijoj të mbështes dhe të jem krah Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Europian”, tha komisioneri.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet