Rama vizitë zyrtare në Itali: në fokus integrimi në BE

Takimi Rama-Gentilioni

Kryeministri Rama po zhvillon një vizitë zyrtare në itali me ftesë të homologut të tij Italian. Të dy kryeministrat kanë zhvilluar një konferencë për shtyp ku në fokus ka qenë ecuria e rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE. Italia mbetet mbështetja më e madhe e Shqipërisë në rrugën drejt BE. “Duke filluar nga dhjetori i këtij viti dhe përgjatë gjithë vitit 2018, Bashkimi Europian do të marrë në diskutim çështjen e pranimit të Shqipërisë në BE. Kam besim se jo vetëm Italia por dhe liderët e tjerë europian do të mbështesin pranimin e Shqipërisë në BE”, deklaroi Gentiloni gjatë konferencës së përbashkët me Ramën. Kryeministri Rama falenderoi homologun e tij për mbështjetjen e pakufizuar te shtetit Italian ndaj Shqipërisë, dhe ftoi gjithe biznesin italian të rrisë prezencën në Shqipëri. “Reformat e ndërmarra nga qeveria kanë dhënë rezultat dhe kemi krijuar një klimë të favorshme për biznesin. Biznesi italian do gjejë në Shqipëri lehtësira fiskale të cilat stimulojnë zhvillimin e biznesi”. Pas kryeministrit italian, Rama do të takohet edhe me Presidentin e Senatit Pietro Grasso.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet