''Rama2'', më pak taksa: rritja ekonomike 6%

Qeveria Rama2, ka projekte ambicioze për këtë mandat, gjatë të cilit objektivi kryesor është ai për rritje ekonomike 6% dhe ulje taksash për pagat. Programi 2017 - 2021 rikonfirmon konsolidimin fiskal si një objektiv prioritar. Investimet publike të financuara nga buxheti i shtetit do të jenë 5% e PBBsë. Më shumë se 1 miliardë Lekë do të "injektohen" në ekonomi përmes paketës 1 miliard.

Filozofia e socialistëve për taksën progresive nuk do të ndryshojë. Tatimi mbi të ardhurat personale per fashën e lartë të të ardhurave do të ulet me 18%. Tatimi mbi dividentin do të ulet ne 6%. Për sektorin energjitik parashikohen investime deri në 70 mld Lekë, ndërsa në bujqësi do të ketë financime të zonave rurale me rreth 25.5 miliardë Lekë, për bujqësinë, përmirësimin e infrastrukturës rrugore në zonat rurale, mbështetjen e fermerëve etj. Qëllimi i qeverisë shqiptare do të jete dhe integrimi i sistemit rrugor në rrjetet ballkanike dhe në sistemin Paneuropian të transportit.

Për katër vitet e ardhshme qeveria do të fokusohet në katër shtylla kryesore. Reforma në drejtësi, ndryshe Vettingu, Reforma në sistemin e hartimit të legjislacionit, Reforma e shërbimeve publike që lidhen me drejtësinë për titujt e pronësisë, Reforma e shërbimeve publike të ofruara nga profesionet e lira, Reforma dhe në ekzekutimin e vendimeve gjyqësore. Shqipëria synon fillimin e sa më parë të negociatave për anëtarësim dhe mbylljen e kapitujve kryesorë në këtë proçes. Pararojë e këtij proçesi do të jetë shërbimi diplomatik, dhe për ketë një vemendje të madhe do të ketë fuqizimi i shërbimit diplomatik.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet