Rama: ''Vrasësi i 4 policëve ishte i lidhur me njeriun më të afërt të Saliut''

Kryeministri Edi Rama komentoi nga Rresheni vendimin e gjykatësve për uljen e dënimit ndaj Dritan Dajtit. Ai e quajti një akt kriminal. “Nuk ka të bëjë me zbatimin e ligjit por me gjyqtarë të korruptuar. Gjyqtarët po kryejnë akt kriminal pas rivranë 4 policë. Nuk do t’i ndahemi kësaj çështje dhe besoj se do arrijmë ta zhbëjmë këtë vendim. Vrasësi i 4 policëve ishte i lidhur me njeriun më të afërt të Saliut”, tha Rama. “Këta njerëz komplet pa ndërgjegjie, pa fe, pa atdhe, kriminela me kostum dhe kravatë nuk ndalen përpara parasë se janë mësuar 30 vjet të bëjnë të njëjtën gjë, të grabisin prona, të shkelin të drejta, të ripërdhunojnë, të rivrasin të vrarë dhe ndërkohë drejtësia e re kërkon kohën e vet", tha Rama.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet