Fermerët nuk përfitojnë fonde sepse nuk dinë t'i marrin. Ministria e Bujqësisë do të shkrihet

Kryeministri Rama zhvilloi një takim me studentët e Universitetit Bujqësor. Gjatë fjalës së tij ai u shpreh për rastin e fermerëve se ata nuk i përfitojnë dot fondet pasi nuk dinë t'i marrin, ndonëse qeveria i ka vendosur shuma të caktuara. Ai u bëri thirrje studentëve të UB që të përfshihen në asistencën e fermerëve për të plotësuar dokumentacionin për të marrë fondet. Kryeministri tha se drejtoria e bujqësisë duhet të shkrihet dhe të zëvendësohet me nga struktura informimi që janë pranë fermerëve.

“Ky proces është një proces ku ne duam të rrisim kapacitetin e dijes në këtë vend. Ju themi fermerëve ja ku i keni fondet, hajdeni merrini. Nuk i marrin dot nëse nuk dinë sesi merren sepse së pari duhet të informohen. Mënyra si është e organizuar prej shumë kohësh struktura jona e informimit nuk funksionon. Prandaj unë kam qenë dhe mbetem i paduruar që shikoj të shkrihen drejtoritë e bujqësisë dhe të zëvendësohen nga struktura informimi që janë pranë fermerëve. Në vend që të mbaroni masterin dhe të rrini tek kafja dhe të prisni punë shteti apo të hyni në një parti që t'ju japë ndonjë punë, të shikoni në këtë hapësirë që ka mundësi që ju të specializoheni në këtë fushë dhe të bëheni të aftë që duke ndihmuar si konsulentë fermerësh për shkrimin e projekteve të merrni ju pjesën e fitimit nga projekti fitues”. Rama tha gjithashtu se të punosh tokën duhet të kthehet në një biznes fitimprurës, nga i cili mund të fitosh më shumë se sa një rrogë shteti.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet