Rama: Sot edhe më mirë se dje, vetëm kështu do t’ia dalim

Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot ndërgjegjësimin e qytetarëve në zbatimin e kufizimeve të vendosura për parandalimin e përhapjes së COVID-19, ndërkohë që forcat e rendit ndodhen në terren për monitorimin e situatës.

Kryeministri u shpreh se “vetëm kështu mund dhe do t’ia dalim”.

“Sot edhe më mirë se dje. Vetëm kështu mund dhe do t’ia dalim me se s’bën të mos kemi qindra e qindra dhe mos o Zot mijëra humbje jete. Forca motra e vëllezër, durim, durim,durim”, tha Rama.

Kryeministri shprehu respektin dhe mirënjohjen për Policinë e Shtetit, e cila ndodhet në terren për të siguruar zbatimin e masave nga qytetarët.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet