Mogherini kërkon vullnet unanim për implementimin e Reformës: BE po pret që të kapen peshqit e mëdhenj

Zëvëndëspresidentja e Bashkimit Europian, Federica Mogherini, kërkoi zbatimin e Reformës në drejtësi, me të njëjtën vendosmëri siç u votua. Pas takimit të tetë të Këshillit të stabilizim asocimit, ku mori pjesë edhe kryeministri Rama, përfaqësuesja e lartë e politikës së jashtme, kërkoi vullnet unanim. Njëkohësisht ajo shtoi se BE do të mbështesë Shqipërinë gjatë gjithë proçesit. E pyetur nëse miratimi i Reformës do të çojë në hapjen e negociatave të Shqipërisë me BEnë, Mogherini vlerësoi trendin pozitiv që ka marrë vendi ynë drejt unionit. Për kryeministrin rama, Reforma në drejtësi është një mesazh i qartë që i jepet Komisionit europian, duke shtuar se brenda 10 viteve Shqipëria do të jetë vend anëtar. Gjatë takimit ka folur edhe Komisioneri për zgjerimin, Johanes Hahn, i cili ka thënë se BE po pret që të kapen peshqit e mëdhenj.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet