Rama: i gjithë shteti në terren, falenderim për Bashën

Situata e përbytjeve në vend vazhdon të jetë tejet e rënduar. Kryeministri Rama falenderoi të gjithë strukturat e policisë dhe FA që po përballojnë me sukses këtë sfidë kaq të vështirë. “Vazhdon prej 72 orësh pa ndërprerje angazhimi në terren i të gjitha strukturave të shtetit, në përballimin e një situate tejet kritike që po shkon drejt përmirësimit. Faleminderit me mirënjohje çdokujt që po jep sa mundet në këtë përpjekje të madhe e të përbashkët.” Ndërkohë i gjithë kabineti qeveritar është i shpërndarë në zona të ndrsyhme për të monioruar situatën dhe për të qenë më afër banorëve. Edhe opozita ka vizituar qytete dhe fshatrat ku situate paraqitet më e vështirë. Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ishte në Darëzezë të Fierit, ku u takua me banorë të zonës por gjithashtu edhe me kryetarin e bashkisë Fier, Armando Subashi. Basha përgëzoi në mënyrë të vecantë ushtarët që po punojnë për të rivendosur lidhjen mes zonës së përbytur dhe pjesës tjetër të qytetit. Për këtë takim ka reaguar edhe kryeministri i cili është shhprehur se se pavarësisht se në përditshmëri mund të mendojmë ndryshe, gjithkush nga ne mund të bëjë punë të mira.

“Gjithkush prej nesh mund të bëjë punë të mira dhe kur dikush e bën një punë të mirë, sado e vogël a e madhe qoftë, duhet falenderuar e respektuar për atë punë, pavarësisht nëse në jetën e përditshme mendojmë njësoj a mendojmë krejt ndryshe”, tha Rama mbi foton e Bashës në takimin e tij në Fier.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet