Rama: po dialogut, zgjedhjet nuk shtyhen

Kryeministri Edi Rama mbështeti dhe njëherë vendimin e Partisë socialiste se nuk do të ketë negociata për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Paraditen e sotme ai tha se: "Zgjedhjet e 30 qershorit do mbahen në 30 qershor dhe në këtë pikë unë s’kam asnjë mundësi reale për të fantazuar, pasi është Kushtetuta e Shqipërisë", tha ai. Duke shprehur gjithashtu mirënjohjen për përfaqësuesit e Unionit Kristian Demokrat të Gjermanisë, Rama tha se “Unioni Kristian Demokrat është parti me peshë të madhe në familjen e partive popullore, të cilës i ka rënë për hise edhe Partia Demokratike si anëtare e familjes, që mbajtën një qëndrim absolutisht korrekt dhe të qartë...Sa i përket dialogut nuk diskutohet që është gjithmonë i nevojshëm për çdo gjë jo vetëm për të krijuar komunikim mes njerëzve, mes njerëzve që përfaqësojnë të tjerë që kanë një barrë të madhe për ti përfaqësuar”, tha Rama.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet